Rishfaqja e dramës “Drame për të qesh”, me autor dhe regjisor Sulejman Rushiti, solli në skenë një ndërthurje të fuqishme mes humorit dhe realitetit që po përjeton shoqëria sot.
Nën asistimin e regjisë nga Linda Shabani dhe me kostumografi nga Azra Memedi, shfaqja u interpretua nga një kast i gjerë aktorësh: Arsim Kaleci, She Ilazi, Petrit Neziri, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Elmir Sejfullai, Sami Mustafa ,Abdulla Osmani, Bekim Jahiu, vetë Linda Shabani dheHasim Memishi Sopi.

Megjithëse shfaqja solli emocione dhe mesazhe të forta për publikun, ajo që ra në sy ishte prania e ulët e spektatorëve në sallën e Pallatit të Kulturës
Përtej kësaj, vetë përmbajtja e dramës reflektonte realitetin që jetojmë një shoqëri që shpesh e lë anash artin dhe kulturën, pavarësisht se ato mbeten thelbësore për zhvillimin dhe vetëdijesimin kolektiv.
Teatri në Pallatin e Kulturës mbetet një nga të paktat vende ku çmimet ende nuk kanë pësuar rritje, duke e bërë atë të qasshëm për të gjithë qytetarët.
Në fund, kjo është edhe një thirrje e hapur për rininë dhe institucionet arsimore: afrojuni më shumë artit, vizitoni teatrin dhe ndiqni shfaqje të tilla. Sepse teatri nuk është vetëm argëtim është reflektim, edukim dhe një përvojë që pasuron shpirtin.
