Sot u realizua hapja zyrtare e Shtegut të Ujëvarave të Dobroshtit, një ngjarje e veçantë që mblodhi qytetarë, mysafirë dhe dashamirë të natyrës për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone.
Ky projekt, i realizuar me shumë përkushtim, punë dhe vullnet, konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit malor dhe promovimit të potencialit natyror që ofron Dobroshti.

Organizatorët shprehën mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti, duke theksuar se çdo ndihmë, mbështetje dhe angazhim ka pasur rol të rëndësishëm në finalizimin e shtegut.
Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe mysafirëve dhe pjesëmarrësve të shumtë që morën pjesë në këtë aktivitet dhe e bënë atmosferën edhe më të bukur.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shijojnë natyrën, ecjen përgjatë shtegut dhe pamjet mbresëlënëse të ujëvarave të Dobroshtit, duke kaluar një ditë të veçantë në zemër të natyrës.
Hapja e këtij shtegu pritet të ndikojë pozitivisht në promovimin e zonës dhe të tërheqë vizitorë të shumtë në të ardhmen.
