Drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Jetmir Rexhepi, ka bërë të ditur se pas shumë përpjekjesh, vendimet dhe pëlqimet tashmë rikthehen në dorë të vet institucionit, duke e cilësuar këtë si një fitore të rëndësishme institucionale.

Në reagimin e tij publik, Rexhepi ka falënderuar stafin, bashkëpunëtorët, krerët e partisë, si dhe Ministria e Kulturës për mbështetjen, me falënderim të veçantë për Sedat Sulejmani për mbështetjen e parezervë.
“Gjithmonë kam punuar me zemër dhe kam lënë copë shpirti për Ansamblin, heshtur por me kokën lart”, është shprehur Rexhepi, duke vlerësuar se ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për funksionimin dhe autonominë e institucionit.

Vendimi konsiderohet si një moment domethënës për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve dhe për fuqizimin e rolit të tij në procesin e vendimmarrjes.
