Një zhvillim i rëndësishëm është bërë publik nga Feride Haxhiu, e cila njoftoi se një çështje që nga viti 2001 ishte vetëm e drejtë kushtetuese, në vitin 2026 është shndërruar në ligj të mirëfilltë.

Sipas saj, kjo përbën një hap të madh përpara dhe një korrigjim të një padrejtësie që ka zgjatur plot 24 vite. Haxhiu theksoi se ky proces u realizua falë angazhimit të subjektit politik VLEN.
Në reagimin e saj, ajo kritikoi edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar se për vite me radhë e ka lënë të pazgjidhur këtë çështje për interesa të veta politike.
Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në skenën politike dhe në jetën e qytetarëve, duke hapur një kapitull të ri pas më shumë se dy dekadash pritjeje.
