Jeton Shasivari takon ambasadorin turk Fatih Ulusoy, në fokus reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy, me të cilin ka diskutuar për avancimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe mbështetjen e proceseve reformuese.

Shasivari ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Turqinë, duke vlerësuar se shkëmbimi i përvojave, njohurive dhe praktikave të mira mund të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor më efikas, transparent dhe modern.

Në takim është diskutuar edhe për projekte të përbashkëta, trajnime profesionale dhe aktivitete konkrete që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë të dy vendeve.

Ministri Shasivari ka falënderuar ambasadorin Ulusoy edhe për ftesën për të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar “Ardhmëria e Drejtësisë” në Stamboll.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë samit paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, si dhe për avancimin e sundimit të ligjit dhe proceseve reformuese në sistemin e drejtësisë.

0 Reviews

Write a Review