ALFRET SELMANI – Muzikanti paguan gjithçka, të tjerët marrin mijëra euro dhe ikin pa një “faleminderit”!

TURP!

​Këngëtarja e thërret muzikantin. Muzikanti përgjigjet për muzikën, rezervon zërimin, përgatit gjithçka për atë datë, madje u siguron edhe mikrofonin, sepse shumica nuk kanë as mikrofon me vete.
​Vjen dita e dasmës dhe, përpos kësaj përgjegjësie, muzikantit i shtohen edhe disa të tjera. Vjen grupi i valltarëve me një USB ku kanë hedhur këngët apo programin e tyre playback me të cilin do të vallëzojnë. Madje, këtë USB kërkojnë ta fusësh te sinti dhe ta lëshosh që aty. Pra, nuk kanë as laptop, as kabllo aux, asgjë me vete. Thjesht vijnë me një USB që po të kishte ndonjë virus, shkoi për lesh sinti me vlerë 5000 euro!
​Në fund, ata marrin 500, 600 apo 700 euro dhe ikin. Në 90% të rasteve as nuk të përshëndetin, sikur ua ke borxh, e as që lënë ndonjë kokërr leku për qiranë e zërimit.
​Ka raste kur sjellin edhe ndonjë “VIP” aty, po ashtu me USB, të cilin apo të cilën e kanë paguar 2000 euro e më shumë për të kënduar 15 minuta playback (sepse live nuk dinë). Edhe ai herifi apo ajo herifja i merr paratë dhe ikën me vrap nga dera, pa pyetur fare se kush e
paguan zërimin apo shpenzimet e tjera.
​Në fund, e gjithë kjo barrë dhe sakrificë e muzikantit apo sintisajzeristit shpërblehet me vetëm 250–300 euro, ose maksimumi 400 euro!

​ARFLET SELMANI

0 Reviews

Write a Review