Feride Haxhiu:Forcimi i zbatimit të ligjit dhe koordinimit institucional në fokus të debatit për dhunën në familje

Në Kuvend është zhvilluar vazhdimi i debatit mbikëqyrës me temë “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në familje”, ku është theksuar nevoja për rritjen e efikasitetit të përgjigjes institucionale në praktikë.

Në diskutime është nënvizuar se efikasiteti nuk vlerësohet vetëm nga ekzistenca e kornizës ligjore, por kryesisht nga zbatimi i saj në terren, koordinimi ndërmjet institucioneve, qasja reale në masat mbrojtëse, si dhe besimi i qytetarëve në sistemin e mbrojtjes.

Përfaqësues të institucioneve relevante kanë paraqitur informacione dhe të dhëna mbi funksionimin aktual të mekanizmave ekzistues, duke evidentuar edhe sfidat në praktikë.

Qëllimi i debatit, sipas pjesëmarrësve, mbetet identifikimi i mangësive dhe përmirësimi i politikave publike, me synim forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe rritjen e efikasitetit institucional në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.