Kontroll policor në shtëpinë e ish-kryetares së Tetovës, përfundon me arrestimin e djalit 16-vjeçar

Mbrëmjen e 16 prillit, policia ka privual një 16-vjeçar nga Tetova ku pas bastisjes së lokalit që ai e kishte em qira, iu gjetën një sasi e konsiderueshme e drogës, shkruan TV21. Siç ka njoftuar policia, janë sekuestruar 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri bardhë.

“Më datë 16.04.2026 në ora 22:05, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, të kryer me pëlqimin e pronarit, të cilin i mituri e shfrytëzonte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar: 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.