Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, një mesazh shumë emocional dhe i veçantë është shpërndarë nga Falume Popovci.
Përmes një urimi , ajo i ka dedikuar fjalë të veçanta nënës së saj dhe të gjitha nënave shqiptare, duke theksuar rëndësinë e figurës së nënës në jetë dhe dashurinë e pakushtëzuar që ato japin çdo ditë.

Në mesazhin e saj, Popovci shprehet se fjala “nanë” ka një vlerë shumë të madhe për të, madje më shumë se çdo gjë tjetër në jetë. Ajo flet me shumë emocion për sakrificën, dashurinë dhe mbështetjen që një nënë jep për fëmijët e saj, duke theksuar se dashuria e familjes dhe besimi në Zot janë forca që e mbajnë të fortë në çdo sfidë.
Mesazhi i saj përfundon me një falënderim të sinqertë për familjen dhe publikun që e mbështet, duke shprehur mirënjohje dhe dashuri për të gjithë.
Ky urim për 8 Marsin është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar mesazhin si shumë frymëzues për të gjitha nënat.
Në këtë ditë të veçantë, mesazhe të tilla kujtojnë edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të nënës dhe gruas në shoqëri. Eksperienca.infp
