“Balada më e mirë ndonjëherë” Fatlume Popovci ndez kureshtjen e fansave

Këngëtarja e njohur shqiptare Fatlume Popovci ka ngritur kureshtjen e fansave me një paralajmërim të ri në rrjetet sociale. Përmes një “story” ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë një baladë të re, të cilën e përshkruan si një nga këngët më të mira që ka sjellë deri më tani.

“A e dini që po vjen balada ma e mirë najher? Prej shpirtit… rrënqethëse”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se projekti i ri muzikor do të jetë plot emocione dhe ndjenjë.

Ky njoftim ka zgjuar menjëherë reagime nga ndjekësit e saj, të cilët presin me padurim publikimin e këngës së re. Edhe pse ende nuk janë zbuluar detaje për datën e publikimit apo videoklipin, duket se këngëtarja po përgatit një projekt që synon të prekë zemrat e publikut.

Fansat tashmë presin që balada e re e Fatlume Popovcit të bëhet një nga këngët më të dëgjuara në periudhën që vjen. Eksperienca