Në sheshin e qytetit në Tetovë sot do të mbahet një ushtrim simulues në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Java e Infermierisë.

Aktiviteti organizohet nga Lidhja e Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Mamive dhe Stomatologëve të Maqedonisë së Veriut (SHITMS), ndërsa udhëhiqet nga Shoqata “PËR NE”.
Qëllimi i ushtrimit është sensibilizimi i qytetarëve për rëndësinë e profesionit të infermierisë, reagimin në situata emergjente dhe promovimin e kujdesit shëndetësor në komunitet. Në aktivitet pritet të marrin pjesë profesionistë shëndetësorë, studentë dhe qytetarë të shumtë.
