LSDM: Politikat e Mickoskit lanë 1500 qytetarë pa punë

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se politikat katastrofike ekonomike të Qeverisë së Hristijan Mickoskit po i lënë mijëra familje pa punë, pa mjete jetese, në rrugë.

Nga LSDM thonë se derisa paratë po pompohen brutalisht përmes tenderëve kriminalë, mbi 1,500 punëtorë kanë mbetur pa punë në periudhën e kaluar.

“Kjo do të thotë 1,500 fate njerëzore, tavolina bosh dhe një e ardhme e pasigurt për mijëra qytetarë. Javën e kaluar, “Arteks” nga Koçani pushoi së punuari – 100 punëtorë tekstili mbetën në rrugë, pa punë dhe pa pagat e tyre të larta. Vetëm pak javë më parë, punëtorë u pushuan nga puna nga “Bechtel dhe Enka”. Në zonat TIRZ, disa kompani mbyllën fabrikat e tyre, duke lënë qindra familje pa të ardhura”.