Në Konferencën Rajonale me temë “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipi, paqja dhe identiteti europian”, Mimoza Musa ishte pjesë e diskutimeve që trajtuan rolin e gruas në politikë dhe shoqëri.
Gjatë këtij aktiviteti, u theksua rëndësia e fuqizimit të grave dhe rritjes së përfaqësimit të tyre në vendimmarrje. Diskutimet u përqendruan në sfidat që gratë vazhdojnë të përballen, por edhe në arritjet e dukshme që ato kanë shënuar në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik.
U vlerësua se gruaja shqiptare sot është një zë i fuqishëm i ndryshimit, duke kontribuar në avancimin e proceseve politike dhe në afrimin drejt vlerave europiane.
Në përfundim, u theksua se rruga drejt barazisë së plotë vazhdon, por po ndërtohet çdo ditë nga gra të përkushtuara dhe profesioniste, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në transformimin e shoqërisë.
